Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Viktimat janë Endrit Cena 30 – vjeç , baba i dy fëmijëve dhe miku i tij, Rudolf Zefi 33 – vjeç.

Dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar në rrugën Kazilina në zonën e Anajni, kur makina e tyre  ka humbur kontrollin. Mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Pamjet e filmuara nga një kamera amatore  tregojnë makinën e tipit “Saab 1900” të ndarë në dysh, nga përplasja e fuqishme.

Sipas mediave italiane, vdekja e dy të rinjve ka qenë e menjëhershme.

Nga të dhënat paraprake thuhet se makina ka qenë duke  udhëtuar me shpejtesi të madhe dhe se humbja e kontrollit ka ardhur nga një pakujdesi e drejtuesit të saj.

Policia ka mbledhur të gjitha provat dhe pritet të përcaktojë versionin zyrtar të motivit të këtij aksidenti tragjik.

Tv Klan