Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen Nr.3 të Durrësit në portin e qytetit. Një vajzë e re 25-vjeçare me iniciale A.H. ka humbur jetën.

Sipas policisë, 25-vjeçarja u përplas nga trajleri i një kamioni tip Man që drejtohej nga 39-vjeçari me iniciale F.K.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al