Një aksident zinxhir ka ndodhur pasditen e së dielës në Unazën e Madhe të Tiranës.

Në aksident janë përfshirë 4 makina. Fatmirësisht nuk raportohen të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Përplasja e makinave ka shkaktuar trafik të rënduar në Unazën e Madhe të Tiranës, rrugës për Elbasan. /tvklan.al