Flamuri i kuq ndërpret 5 herë provat zyrtare, Leclerc niset i pari në Baku

Pesë aksidente dhe shumë surpriza. Provat zyrtare të Formula 1 në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit kanë prodhuar thuajse gjithçka, duke premtuar spektakël në garën e së dielës në Baku. Charles Leclerc fitoi pole-position për herë të dytë radhazi në këtë sezon, kjo falë edhe vëmendjes në drejtimin e Ferrarit të tij dhe shmangies së gabimeve në pistë.

Piloti nga Monte Carlo regjistroi kohën më të shpejtë në pistë, duke lënë pas kampionin në fuqi Lewis Hamilton, që e preu finishin rreth 200 të mijtat më ngadalë se Leclerc.

Nga linja e dytë e startit do nisen Max Verstappen e Pierr Gasli. I pesti, Carlos Sainz i Ferrari, përkrah të cilit do jetë Lando Norris. 10 pozicionohet e para plotësohen nga Sergio Perez, Yuki Tsunoda, Fernando Alonso dhe Valtteri Bottas.

Klan News