Një 16 vjecar në Durrës duke drejtuar automjetin pa patentë, aksidentalisht ka dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje një 55 vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak-Sektor Rinia. 55 vjecari Q. B i cili ndodhej në zonë për të peshkuar, pas përplasjes në anë të rrugës humbi jetën në vend ndërsa automjeti i të riut ra në kanalin me ujë.


Ndërkohë në Korçë një 27 vjeçar me automjet përplasi për vdekje një 65 vjeçare në fshatin Bulgarec në aksin rrugor Maliq-Korçë. Pas aksidentit, i riu që u identifikua si banor i zonës u largua nga vendi i ngjarjes, por policia e shpalli në kërkim.

Klan News