aksident_19Dy kalimtarë janë përplasur nga një automjet pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa tjetri është dërguar mënjeherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po rreth të njëjës orë një tjetër kalimtar është përplasur në qytetin e Laçit. Bëhet fjalë për një 75-vjeçar i cili humbi jetën nga përplasja e një automjeti. I moshuari po lëvizte me biçikletë teksa u aksidentua.

Ndërkohë policia ka mbërritur në të dy vendet e ngjarjeve dhe po heton për zbardhjen e tyre të plotë.

 

 

Redaksia/K.Petro