“Po verifikohen nëse janë zbatuar rregullat e punës”

Dy persona kanë humbur jetën brenda një orë në Tiranë dhe Kamëz, në vendet e tyre të punës. 

“Një 56-vjeçar që ishte duke punuar për ndërtimin e këtij pallati në rrugën Kongresi i Manastirit në kryeqytet, ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia. Sipas Policisë së Tiranës, viktima është rrëzuar nga kati i tretë i këtij pallati dhe gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:10 minuta të së enjtes, në kohën kur punëtorët sapo kishin lënë turnin. Mësohet se, viktimë ka mbetur Ibrahim Bilo, që ishte duke punuar për ndërtimin e apartamenteve, ndërsa në kohën kur ndodhi ngjarja po kujdesej të mblidhte veglat e punës.

Sakaq ekspertët e policisë kanë nisur hetimet për të parë nëse janë respektuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe nëse viktima ka qenë ose jo i punësuar konform ligjit.

Pak më herët, rreth orës 14:50 minuta, një i ri në Kamëz ka humbur jetën gjatë orarit të punës. 35-vjeçari me inicialet I.B., është aksidentuar nga një makineri që përdorej për prodhimin e tubave të ujit.

Tv Klan