Mjeku: 7 pacientë vijnë çdo ditë me infarkt

Aksidentet kardiovaskulare vijojnë të marrin jetën e shumë shqiptarëve. Në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, çdo ditë paraqiten në shëbimin e urgjencës qytetare që kanë pësuar infarkt.

“Aksidentet kardiovaskulare më të shprehur kanë infarktin akut e miokardit, është prezantimi kryesor i një aksidenti kardiovaskular, infarkte kemi 6-7 në ditë. Infarkti akut i miokardit është një aksident kardiovaskular i cili vjen në mënyrë të menjëhershme si pasojë e mbylljes 100% te një nga enët e zemrës”.

Por a na lajmëron një infarkt përpara se të godasë?

“Prezantimi i infarktit akut të miokardit bëhet me dhimbje të forta gjoksi, një individ që ndjen dhimbje gjoksi të forta, të përhapura në gjithë kraharorin që mund të marrin shpatullën, krahun e majtë, dy gishtat e fundit, janë individë që e kanë marrë sinjalin e një infarkti akut të miokardit, duhet të marrin menjëherë urgjencën”.

Mjekët kardiologë thonë se faktorët që çojnë në aksidente kardiovaksulare janë të modifikueshëm ose jo.

“Stili i jetesës është vendimtar në parandalimin e aksidenteve kardiovaskulare, kemi faktorë të modifikueshem dhe të pamodifikueshëm, mosha mbi 45 vjeç për meshkujt dhe 55 femrat, gjenetika, kemi faktor të modifikueshëm, janë diabeti, hipertensioni, dieta ushqimore”.

Ecja pa ndërprerje me ritëm të shpejtë në një distancë prej 5 kilometrash në ditë, sipas mjekëve është terapia më e mirë për një zemër të shëndetshme. E në kushtet e temperaturave të larta, personat që kanë probleme të njohura kardiake duhet të bëjnë kujdes me dehidratimin pasi mund të çojë në arrest kardiak.

Tv Klan