Luleve që kujtojnë 5 viktimat në aksidentet e të njëjtin vend, do ju shtohet edhe një tufë tjetër nga familja e Nikoll Gjonit. 42-vjeçari humbi jetën të hënën kur trajleri me të cilin po udhëtonte u përmbys këtu në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Kolsh në Kukës.

Inxhinier Feti Gjici, njohës i mirë i terrenit tregon rrezikun e këtij segmenti. 

 “Nga Fushë Dukagjini e deri te tuneli janë 22 kthesa”.

Vetëm në një distancë 1.7 kilometra të segmentit janë 5 kthesa të rrezikshme. 

“ Mesatarja e rrezes së tyre nuk i kalon 100 metra nga 400 që është norma e lejuar”.

Inxhinieri Feti Gjici thotë se ky problem nuk ka zgjidhje. 

 “Duhet rikonstruksion i plotë ose të kalojë në variantin bazë që ka qenë”.

Pre e aksidenteve në këtë vend kanë qenë mjete te tonazhit të rëndë.

Tv Klan