Aksidentet rrugore pësuan rënie në dy muajt e parë të këtij viti.

Mesatarisht në një ditë kanë ndodhur katër ngjarje, nga pesë që pati në po të njëjtën periudhë vjet.

Konkretisht sipas shifrave paraprake të INSTAT në Janar-Shkurt u regjistruan 213 aksidente, një ulje kjo me 21%, krahasuar me vjet.

Aksidentet rrugore, në 86% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë tyre në Janar dhe Shkurt është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç dhe 45-59 vjeç. Megjithatë ajo që bie në sy është rritja e aksidenteve tek grupmosha plus 60 vjeç.

Për pasojë gjatë kësaj periudhe kanë mbetur të vrarë e të plagosur 296 persona, nga 378 që pati vjet.

Në muajin Shkurt ku numërohen 88 aksidente rrugore, numri më i lartë i tyre ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke zënë 19,3 % të ngjarjeve gjithsej.

Tv Klan