Një çift i bukur italiano-shqiptar i janë bashkuar në këtë ditë Shën Valentini emisionit “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Lusi, e cila është shqiptare, është njohur me Marion në rrethana të veçanta sepse ai ka mbetur i paralizuar pas një aksidenti në Korrik 2008. Lusi rrëfen këtë pjesë të historisë së tij dhe më pas kalon në të tashmen për të treguar si është jeta e tyre si çift.

Lusi: Mario në 2008 ka pësuar një zhytje në det dhe ka thyer palcën e kurrizit dhe nga ai moment Mario sot është i varur nga një person tjetër, duhet të jetë dikush që ta ndihmojë. Normalisht Mario ka shumë vështirësi me veten e tij. Si thotë gjithmonë, unë jam ajo pjesë e fatit të tij që e kam bërë ta kuptojë se ka jetë edhe jashtë, ka gjithçka në ditët e përditshme.

Agida Koçi: Ka qenë i mbyllur më përpara se të takonte ty, rrinte më shumë brenda ose shikonte pak me më zymtësi jetën?

Lusi: Jo, i mbyllur por ishe në një zonë ku Mario dilte shumë rrallë, kemi ndërruar atë pjesën e zonës, kemi nisur gjithçka nga zero, gjithçka me njëri-tjetrin dhe jemi shumë krenarë, edhe me situatat që kemi ia dalim shumë mirë./tvklan.al