Dy shoferë u arrestuan për aksidentin tragjik në Gjirokastër. Në pranga u vendosën Hasan Dedja, 58 – vjeç dhe Irfan Hasani, 31 – vjeçar, nga Kosova. Ata akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Mendohet se një parakalim i gabuar i dy mjeteve ka sjellë edhe përplasjen fatale, duke shkakuar tre viktima dhe 8 të plagosur. Aksidenti ndodhi të dielën pas mesdite, në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, në vëndin e quajtur kryqëzimin i rrugës Mashkullorë.

Mjeti Nisan me drejtues Irfan Hasanin, që lëvizte në drejtim të Tepelenë – Gjirokastër është përplasur me mjetin furgon Benz, që drejtohej nga Hasan Dedja, i cili po udhëtonte drejt Tepelenës.

Viktima është Albana Hasani, 38 – vjeçe dhe e bija 9 muajshe, kurse fëmija tjetër 18 muajsh që humbi jetën, ndodhej tek mjetit tip Nissan.

Ndërsa 8 të plagosurit e tjerë ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mes tyre vetëm dy fëmijë dhe një 46 – vjeçar janë në gjendje kome, të tjerët nuk paraqesin rrezik për jetën. Në mjetin furgon udhëtonin pjesëtarë të së njëjtës familje dhe po ktheheshin nga Saranda pasi përfunduan pushimet e tyre.

Tv Klan