Përgjigjen avokatët: Të gjithë ishin në dijeni të rreziqeve gjatë fluturimit me helikopter

Vanessa Bryant dhe anëtarët e familjes së atyre që humbën jetën gjatë rrëzimit të helikopterit në Janar 2020 ngritën një padi ndaj kompanisë e cila zotëronte helikopterin.

Së fundmi detaje të reja kanë dalë në dritë. Në padine e ngritur thuhet se piloti i helikopterit nuk arriti të monitoronte dhe vlerësonte siç duhet motin para ngritjes.

Vanessa dhe vajzat e saj – të cilat quhen gjithashtu paditëse – së bashku me familjarët e viktimave të tjera kërkuan dëmshpërblim.

Në përgjigje të procesit gjyqësor, një përfaqësues i kompanisë u shpreh “Ky ishte një aksident tragjik. Ne nuk do të kemi asnjë koment mbi çështjen gjyqësore në fjalë“.

Në dokumentet gjyqësore të depozituara në Maj të vitit 2020 kompania argumentoi se Kobe dhe Gianna kishin dijeni për të gjitha rrethanat, rreziqet e veçanta gjatë fluturimit me helikopter.

Klan News