Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Fermo të Italisë. Një shqiptare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur në një rrugë të qytetit. Mësohet se përplasja ka qenë e fuqishme saqë ia ka marrë menjëherë jetën 61-vjeçares.

Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur nga mediat italiane. Policia është vënë në kërkim të shoferit, i cili pasi ka kryer aksidentin është larguar nga vendngjarja.

Autoritetet kanë gjetur disa pjesë makine të shkatërruar në vendin e aksidentit dhe shpresojnë që ta gjejnë shoferin. /tvklan.al