Një aksident i tmerrshëm që mund të kishte rezultuar fatal ka ndodhur në garën e “Formula 3” që po zhvillohej në pistën e Makaut, në Kinë.

Pilotja gjermane Sophia Florsche, pas një manovre parakalimi  në kthesë, është përplasur me një nga rivalët që kishte përpara dhe makina e saj ka përfunduar në tribunën ku ishin të vendosur fotografët.

Nga pamjet filmike aksidenti duket i frikshëm, por fatmirësisht nuk ka patur humbje në njerëz.

Në momentin e humbjes së kontrollit Florsche ka qenë duke lëvizur më shpejtësi 170 kilometra në orë. Mësohet se pilotja 17-vjeçarë është jashtë rrezikut për jetën edhe pse ka pësuar dëme serioze në shtyllën kurrizore. Të plagosur kanë mbetur edhe dy fotografë që ishin ulur në tribunën ku u përplas makina.

Klan Plus