Një grua me shtetësi italiane është plagosur në një aksident rrugor në Durrës. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 11 në qytetin bregdetar.

Siç shihet edhe në pamje, 70-vjeçarja ishte e shoqëruar nga një person tjetër, kur është përplasur nga automjeti. E moshuara ka marrë disa plagë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Durrësit.

Ndërsa personi që e shoqëronte shpëtoi pa lëndime. Autori që aksidentoi këmbësoren u largua nga vendngjarja dhe policia është vënë në kërkim të tij. 

Klan News