Aksidenti i rëndë në Durrës, ndërron jetë në spital 16-vjeçari

Foto ilustrim


Aksidenti i rëndë në Durrës, ndërron jetë në spital 16-vjeçari

09:35 28/02/2021

Mundi të luftonte me plagët për disa orë, por nuk mundi të fitonte dot betejën me jetën. 16-vjeçari F.O. i përfshirë në aksidentin e së shtunës që ndodhi pranë Sukthit në Durrës ka ndërruar jetë në spital disa orë pas ngjarjes së rëndë. Policia ka dhënë lajmin e rëndë mëngjesin e së dielës.

“Në vijim të informacionit të mbrëmshëm për aksidentin e ndodhur rreth orës 18:00, në Sukth, ju informojmë se ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital shtetasi F. O., 16 vjeç”.

Mësohet se drejtuesi i makinës Benz të përfshirë në aksident, 54-vjeçari Gj.B. është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor””.

Viktima udhëtonte në një makinë tip Renault që drejtohej nga ai vetë. Së bashku me të ndodheshin edhe tre të rinj të tjerë E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç. Ata ndodhen në spital pasi kanë pësuar plagë të ndryshme. Ndërkohë shoferi i mjetit Benz nuk ka pësuar lëndime si pasojë e përplasjes./tvklan.al







Të ngjashme