Plagosen dy këmbësore

Një aksident që mund të kishte pasur pasoja edhe më të rënda ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:55, në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Një makinë doli nga rruga dhe plagosi dy këmbësore, të cilat ndodheshin në stacion të autobusit në pritje të këtij të fundit.

Sipas policisë në timonin e makinës që doli nga rruga ndodhej një grua 47-vjeçare, e cila humbi kontrollin e mjetit në rrethana ende të paqarta.

Nga përplasja dy këmbësoret mbetën të plagosura dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ato janë jashtë rrezikut për jetën.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk pati të lënduar të tjerë, pasi makina përfundoi mbi trotuar, në një zonë e cila është mjaft e populluar./tvklan.al