Garuesi dëmtoi gjurin pas përplasjes me një zyrtar të Olimpiadës kur po praktikohej

Sportisti Niek Kimmann, është në garë me kohën, që të jetë gati për nisjen e eventit për meshkuj në Tokio 2020, pasi u përplas me një zyrtar të Olimpiadës gjatë një seance ku po praktikohej.

Ish-kampioni i botës me biçikletë “BMX” po njihej dhe përshatej me pistën, përpara çerekfinales që do të zhvillohet të enjten.

Por situata e tij është komplikuar pasi ndërsa ai po lëvizte me shpejtësi, pësoi aksidentin nga ku dëmtoi edhe gjurin.

Për hollandezin ishte e pamundur që ta shmangte përplasjen.

Vetë sportisti e pranoi se ai ndiente dhimbje në gju, ndërkohë që uronte që edhe zyrtari i Olimpiadës të ishte në rregull e mos të kishte asnjë dëmtim.

Kimmann po monitorohet nga stafi mjekësor që të jetë gati e të mos paraqesë probleme për çerekfinalet në disiplinën ku garon.

Klan News