Një aksidenti i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Murrash.

Nga përplasja e tre automjeteve, për fat të keq ka gjetur vdekjen një grua nga Kuçova, 43 vjeçe, ndërsa kanë mbetur të plagosur të tre drejtuesit e mjeteve.

Policia njofton se: mjeti tip ” Skoda”, me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G.I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat, e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /tvklan.al