train-germany

Përplasja ballore e dy trenave me pasagjerë në Landin e Bavarisë në Gjermani që shkaktoi vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e mbi 80 të tjerëve, u shkaktua nga një gabim njerëzor.

Mediat gjermane raportojnë se burime anonime nga organet hetimore konfirmojnë lajmin pa dhënë hollësi mbi shkakun. Aksidenti ndodhi në orën 07:00 të mëngjesit me orën lokale në Bad Aibling, 60 km në juglindje të Mynihut. Janë siguruar 2 nga 3 kutitë e zeza që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe tha se ndjehet e tronditur dhe e pikëlluar nga kjo tragjedi. Ministri gjerman i Transportit Aleksander Dobrind që vizitoi vendin e aksidentit, tha se “të dy trenat ishin me një  shpejtësi të lartë, rreth 100 km në orë dhe aksidenti ndodhi në një kthesë.

Kësisoj asnjëri prej makinistëve nuk kishte mundësi të qartë shikimi dhe asnjëri prej tyre nuk ka përdorur frenat. Në vendngjarje mbërritën 12 ambulanca dhe tetë helikopterë. Mes të plagosurve janë edhe disa policë.

Tv Klan