Ankela Mulleti, nënë e dy të miturve, ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra

Gjykata  Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurise arrest në shtëpi për Ankela Mulletin. 39-vjeçarja u arrestua për aksidentin e 3-fishtë që ndodhi mesditën e të martës në Bulevardin Migjeni në kryeqytet, ku humbi jetën 45-vjeçari Fatmir Avdillari.

Mulleti aktualisht ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra dhe është përfaqësuar në gjykatë nga avokati i saj. Të njëjtën masë sigurie ka kërkuar edhe prokuroria e Tiranës, për shkak të gjendjes shëndetësore dhe për faktin që ajo ka dy fëmijë të mitur. Referuar dosjes së organit të akuzës, thuhet se drejtuesi i motorit Avdillari në momentin e përplasjes ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi rreth 180 kilometra në orë. Hetuesit kanë shkuar në spital për t’i marrë deklarimet 39 vjeçares, por ajo nuk ka mundur të jap asnjë sqarim për shkak të traumës që ka kaluar nga aksidenti.

Prokuroria ka ngritur për 39-vjeçaren akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen. Në pamjet e bëra publike shihet që Fatmir Avdillari fillimisht është përplasur me automjetin tip Toyota të drejtuar nga Ankela Mulleti dhe më pas është përplasur në xhamin e parë të makinës tip Opel dhe ka fluturuar në ajër për të rënë në tokë disa metra më tutje duke humbur jetën në vend.

Fatmri Avdillari ishte një përson i njohur për drejtësin, ai së bashku me të vëllain Ilirin ishin pjesë e Bandës së Yzberishtit në vitet 1997-1998. Xubi i Uzberishtit ka kryer 12 vite burg për vrasjen e biznesmenit Italian Stefano Rossini, në Janarë të ’97-ës. Avdillari u lirua në 2008 për t’u arrestuar një vit më vonë për vrasjen e Ardian Tahirit dhe u lirua në 2017. Ndërkohe ai ka qenë i dyshuar edhe për një plagosje dhe trafik droge dy vite më parë.

Klan News