Zija Murati, shoferi 29-vjeçar që drejtonte makinën Opel dhe u përplas me murin e shtëpisë në Kodër Kashar, është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Nga aksidenti që ndodhi rreth mesnatës të enjten, humbën jetën 3 persona; vëllezërit Lulëzim e Ismail Sula dhe Dashamir Dema.

Mjeti Opel me të cilin udhëtonin 4 persona humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me murin e një banese.

Përplasja ishte fatale duke shkaktuar 3 të vdekur, ndërsa shoferi ka mbetur i plagosur dhe është në spital, ku dhe iu komunikua arresti. /tvklan.al