Policia e Tiranës ka dhënë informacion në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rreth 02:45, në Tiranë në hyrje të rrugës “Mine Peza”.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë rreth 6 makina të parkuara buzë rrugës dhe se drejtuesi i automjetit me targa  AA101MG ë shkaktoi përplasjen, ka humbur kontrollin e mjetit pasi ka qenë i dehur.

Nga agjentët verifikues të policisë rrugore i është bërë testi i alkoolit drejtuesit të mjetit dhe ka rezultuar nën efektin e alkoolit në masën 0.31%.

Sipas policisë nga përplasja e mjetit nuk ka dëme në njerëz vetëm dëme materiale në automjet të markave të ndryshme .

Drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me masë administrative pezullim i lejes së drejtimit dhe është dërguar në OASH. Si dhe vijojnë veprimet nga kompanitë siguruese të automjeteve për vlerësimin dhe dëmshpërblimin e  dëmeve materiale të shkaktuara nga drejtuesi i automjetit që është ndëshkuar nga Policia Rrugore./tvklan.al