Viti 2017 për familjen Malka do të shënonte një kthesë të errët në historinë e tyre. Djali-6 vjeçar, Ergi, humbi jetën duke lënë zbrazëti dhe dhimbje në shpirtin e çdo familjari. Ngjarja ka ndodhur në 25 Tetor dhe ende sot e kësaj dite, këta familjarë vazhdojnë të kenë shumë pikëpyetje.

Një automjet i tipit furgon e ka përplasuar vogëlushin. Në lidhje me aksidentin e ndodhur ekzistojnë dy ekspertiza , ku sipas akt ekspertizës së parë rezulton se mjeti qarkullonte në rrugën Llazi Miho, përballë zgarës korcare. 6 -vjeçari i pa shoqëruar ka qenë duke kapërcyer karexhatën nga e majta në të djathtë të lëvizjes së mjetit, në një segment me fluks të theksuar mjetesh. Drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar nga testi i parë 4,43 mg/l dhe testi i dytë 0, 41 mg/l,  ndërsa shpejtësia në momentin e aksidentit ka qenë 18, 4 km/orë. Sipas akt-ekspertimit autoteknik, rezulton se drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkolit. Por gjithashtu ka patur shkelje dhe nga ana e këmbësorit për kapërcim të karrexhatës.

Ora kur ka ndodhur aksidenti nuk koinçidon me aktin e dytë të ekspertimit. Në aktin e parë thuhet se ka ndodhur në orën 17:00, ndërsa në aktin e dytë thuhet se ka ndodhur në 19:10. Gjithashtu, sipas aktit të dytë drejtuesi i mjetit ka pirë alkool, por nuk ka qenë në gjendje të dehur.

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, gjyshi i nipit Kadri Malka kërkon drejtësi sepse sipas tij është manipuluar akti i ekspertizës. I ftuar në studio ka qenë edhe eksperti rrugor, Islam Qibini.

Kadri Malka: Këtu kemi dy orare të ndryshme. Në qoftë se do nxjerr shtëpinë në shitje dhe do ta kërkoj përmes satelitit, në qoftë se del ngjarja ashtu si e mendoj unë, ku do shkojnë që nga oficeri i policisë gjyqësore. Që mos them që kur bëhet aksident njoftohet policia… Aksidenti ka ndodhur në orën 17:00, nuk e them unë, e thotë kjo.  

Mirela Milori: Pra ka një gabim në orar? Ja të ngremë pretendimet dhe pastaj flet zoti Qibini..

Kadri Malka: Më fal të them unë këto që kam shkruajtur, pastaj le të flasi ai se veten e tij do mbrojë në këtë anë. Se ai e ka firmosur me 4 të tjerë. Këtu thuhet aksidenti është kryer në 17:00, se më bën për herë të dytë mua budalla zotëria, këtu thuhet ka ndodhur aksidenti në orën 19:10. Testi i alkoolit është bërë në orën 17:56, që i bie një orë e njëçerek para se të bëhej aksidenti, jo se e them unë po e ke në vendim. Le ta shikojë…

Islam Qibini: Këto pretendime duhet ti pasqyrosh.

Kadri Malka: Ku ti pasqyroj, ju i keni bërë këto, çfarë të pasqyroj? Mbi ç’bazë e ke bërë atëherë akt ekspertimin e dytë? Ju i keni bërë atëherë, ky zotëria ka qenë. Zotëria është ky Islam Qibini?

Islam Qibini: Po!

Kadri Malka: Kush është këtu? Kush i ka bërë këto?

Islam Qibini: Ne i kemi bërë.

Kadri Malka: Po atëherë me ç’bazë i keni bërë. I keni bërë nga shtëpia? Jeni mbledhur në ndonjë lokal ?

Islam Qibini: Nuk bëhen as në lokal, asgjë…

Kadri Malka: Ma mbush mendjen..

Mirela Milori: Me pak qetësi tani..

Islam Qibini: Më lejo dhe mua të flas..

Kadri Malka: Të të lejoj të flasësh?

Islam Qibini: Prandaj kemi ardhur të të sqarojmë.. /tvklan.al