Aksidenti me vdekje në autostradë, arrestohet shoferja 60-vjeçare, udhëtonte në sens të kundërt

FOTO ILUSTRUESE


Aksidenti me vdekje në autostradë, arrestohet shoferja 60-vjeçare, udhëtonte në sens të kundërt

08:48 29/04/2021

Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesen e mjetit ku një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës pranë Sukthit humbi jetën një pasagjere në makinë.

E arrestuara është M.K. 60 vjeçe banuese në Durrës, e cila drejtonte automjetin tip “Lancia”.

Sipas policisë, ajo drejtonte makinën në sens të kundërt të lëvizjes së mjeteve dhe për pasojë u përplas me një kamion. Nga përplasja humbi jetën pasagjerja në makinën e saj, Sh.Ç. 60 vjeçe.

Ndërsa drejtuesi i kamionit, Sh.P 45 vjeç, është proceduar penalisht në gjendje të lirë. /tvklan.al







Të ngjashme