Pas aksidentit mbrëmjen e së dielës ku humbi jetën një 17-vjeçar, është arrestuar shoferi i mjetit që shkaktoi përplasjen.

Burime nga policia kanë bërë me dije se është vënë në pranga shtetasi me inicialet F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë drejtimit të mjetit, ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip “Porsche”, i cili ishte ndaluar në sensin e djathtë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë dhe dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në spital adoleshenti me iniciale K. V.,17 vjeç, si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetën tre të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Tiranë – Elbasan. /tvklan.al