Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës pas aksidentit me vdekje që ndodhi një ditë më parë.

Në pranga ka rënë shoferi me iniciale J.L., i cili përplasi 3 gra të cilat po qëndronin në rrugë.

Nga aksidenti humbi jetën 48-vjeçarja me iniciale E.D., ndërsa mbeti e plagosur vajza e saj M.D. dhe Sh.D. Këto dy të fundit u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, tre gratë kishin dalë nga makina e tyre dhe po qëndronin në anë të rrugës tek Mali i Robit pasi ishin përfshirë në një incident rrugor me një automjet tjetër.

Në këtë moment, një makinë me shpejtësi, e drejtuar nga 21-vjeçari, i përplasi duke i shkaktuar vdekjen 48-vjeçares. /tvklan.al