Aksidenti me vdekje në Vlorë, Policia: Viktima ishte pasagjere, kemi arrestuar drejtuesen e mjetit

Pamje nga aksidenti


Aksidenti me vdekje në Vlorë, Policia: Viktima ishte pasagjere, kemi arrestuar drejtuesen e mjetit

09:29 27/01/2021

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në natë më parë në Vlorë. Dje policia njoftoi se viktimë ka mbetur 23-vjeçarja Anxhela Çapo, e cila dyshohej se ishte dhe drejtuese e mjetit.

Në një njoftim për mediat autoritetet njoftojnë se Çapo ka qenë pasagjere dhe mjeti drejtohej nga 22-vjeçarja Silavana Muho.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja S. M., 22 vjeçe”, sqaron Policia.

Ndërkohë mësohet se Muho tashmë është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Nga ana tjetër blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë arrestuar dhe në 19-vjeçar, i cili 2 ditë më parë shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 53-vjeçari Nuri Malaj, i cili ishte punonjës policie./tvklan.al







Të ngjashme