Burime zyrtare të policisë konfirmuan se bëhet fjalë për 27 – vjeçaren Migena Farruku, me origjinë nga Burreli dhe me banim në Babrru.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes, në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit – Maminaz, në fshatin Rubjekë.

Sipas policisë mësohet se 27 – vjeçarja Migena Farruku ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Durrësit, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë personi me iniciale A.I, 30 – vjeç, banues në Tiranë.

Të njëjtat burime zyrtare bëjnë me dije se mjeti tip Citroen, me targa AA 887 EE është përplasur me murin e një avllie, ku nga hetimet paraprake dyshohet se viktima ka qenë drejtuesja e mjetit, e cila ka humbur kontrollin.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al