Aksidenti në Bërzhitë, policia arreston 18-vjeçarin

Aksidenti në Bërzhitë, policia arreston 18-vjeçarin

17:24 10/11/2019

Dy adoleshente humbën jetën

Dy vajza 17-vjeçare humbën jetën pas një aksidenti që ndodhi pak para mesnatës në rrugën e vjetër Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.

Denada Tarja dhe Suada Serani udhëtonin së bashku me tre persona të tjerë, të cilët mbetën të lënduar nga ngjarja. Policia ka njoftuar pasditen e kësaj të diele se ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip “Alfa Romeo”.

Sipas uniformave blu, Françesk Shaba, 18 vjeç, drejtonte automjetin i pa pajisur me leje drejtimi. Gjithashtu pas testeve rezultoi se i riu kishte pirë alkool në masën 0.17 mg/l.

Ndaj Shabës rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të  qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

“Alfa Romeo” që drejtonte i riu humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga ndërsa më pas u përplas me një pemë. Përveç dy vajzave që fatkeqësisht humbën jetën, aty udhëtonin edhe dy 14-vjeçarë me inicialet E.A. dhe O.M.

Aktualisht të tre plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës. Policia njofton se ata janë jashtë rrezikut për jetën. Por për shkak të shembjeve që kanë pësuar në kokë dhe në trup, vijojnë të jenë nën kontroll mjekësor.

Adoleshentët ktheheshin nga festa e ditëlindjes e njërit prej 14-vjeçarëve./tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi