Aksidenti në Bullgari, identifikohen trupat e 45 viktimave




Aksidenti në Bullgari, identifikohen trupat e 45 viktimave

15:50 02/12/2021

Të premten mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut me avionë ushtarakë

Zv/Kryeprokurori dhe Drejtori I Shërbimit Kombëtar Hetues në Bullgari, Borislav Sarafov, ka deklaruar se tashmë janë identifikuar 45 viktimat e aksidentit tragjik në autostradën “Struma” në Bullgari. Identifikimi I tyre është bërë me profile të ADN-së.

Me Dekret të Prokurorit Publik, është dhënë leja që mbetjet mortore t`u dorëzohen përfaqësuesve të Qeverisë së RMV-së për transport dhe të transferohen tek familjarët e viktimave.

Trupat e pajetë me aeroplan bullgar, nesër në mesdite do të mbërrijnë në vend, kurse nga Aeroporti i Shkupit, me protokoll shtetëror do t`u dorëzohen familjarëve.

Dje ka përfunduar edhe transporti I të shtatë të lënduarve, prej të cilëve gjashtë janë nga RMV-ja kurse një nga Lugina e Preshevës.

Aksidenti tragjik ku humbën jetën 45 persona kurse ishin lënduar 7 të tjerë ndodhi në orët e hershme të mëngjesit më 23 Nëntor, kur ata me autobus të agjencisë “Besa Trans”, përmes Bullgarisë, po ktheheshin nga ekskursioni në Stamboll.

Fillimisht pati dy versione për shkaqet e aksidentit për të cilët ishin angazhuar hetuesit – gabimi njerëzor ose parregullsitë teknike të autobusit.

Javën e kaluar autoritetet bullgare që zhvillojnë hetimet, njoftuan se shkaku kryesor është gabimi njerëzor i ndihmuar nga shenjat dhe sinjalizimi joadekuat në këtë autostradë.

Klan Macedonia













Të ngjashme