Aksidenti në Elbasan, zbulohen pamjet përplasjes



Aksidenti në Elbasan, zbulohen pamjet përplasjes

12:17 04/01/2021

Volkswageni devijoi nga rruga dhe u përplas me minibusin

Ky është momenti i aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës së shkuar në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh. Siç shihet edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, automjeti tip Volkswagen që drejtohej nga një 29-vjeçare ka qenë me një shpejtësi të lartë dhe si pasojë e një manovre të gabuar ka devijuar nga korsia e vet dhe është përplasur në mënyrë ballore me një minibus.

Ndërkohë si pasojë e përplasjes së fortë u plagos rëndë dhe humbi jetën në spital 36-vjeçari Kledis Deda, që ishte pasagjer në mjetin tip Volkswagen. Po ashtu të plagosur nga aksidenti mbetën edhe 6 pasagjerë të minibusit që po kthehej nga Korça, por të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Elbasanit pasi administroi provat nga vendi i ngjarjes ka arrestuar 29-vjeçaren që drejtonte makinën ku ndodhej Deda, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Tv Klan







Të ngjashme