Pak ditë më parë, Veronika Muka, nga Gjirokastra, denoncoi në “Stop”vdekjen e të vëllait në punës, në kompaninë e dajës, Bashkim Graci. Ngjarja e ndodhur në Shtator 2017, i shkaktoi vdekjen të riut, punonjës mirëmbajtjeje në firmë kabllore, i cili u ngjit në shtyllë të energjisë elektrike.

Ndërsa kryheshin veprimet hetimore, daja kërkoi që të mos bëhej autopsia e viktimës dhe i detyroi prindërit e tij, të firmosnin, që nuk kishin asnjë pretendim.

Veronika Muka:

Punonte në një kabllor me sipërmarrës Bashkim Graçin, i cili është daja im. Ai bashkë më dajën tim kanë rregulluar një defekt në lagjen “Zinxhira”. Kanë hipur në shtyllë dhe aty kalon dhe tensioni i lartë i OSHEE.  Fakti që policia dhe pasi ka bërë ekspertizën ka gjetur fije floku. Unë dyshoj se atë ditë vëllai nuk ka pasur asnjë mjet pune, as doreza, as kaska, as pinca. Shkelja më e madhe është që ka bërë polica ka pyetur dajën tim, si dhe ka bërë dhe një deklaratë tjetër ku kanë firmosur  të dy prindërit në një fletë të bardhë ku shkruhet, “nuk kam asnjë pakënaqësi nga administratori Bashkim Graçi dhe nuk e ngarkoj me përgjegjësi për humbjen e jetës të djalit tim”.

Gazetarja: Këtë deklaratë – 

“Nuk kam asnjë paragjykim ose pakënaqësi nga administratori Bashkim Graçi dhe nuk e ngarkoj me përgjegjësi për humbjen e jetës së djalit tim”.

Daja-

Moj zonjë! K’të e ka bërë familja, k’të se kam bërë unë.

Gazetarja-

Po familja thotë, që ne vetëm kemi firmosur.

Daja

Po, se ç’thotë familja tashti, është halli i tyre.

Gazetarja –

Gjykata këtë e ka nxjerrë deklaratë të pavlefshme, i ka dhënë të drejtë familjarëve.

Daja-

Po nejse mo, është problemi i gykatës, mua s’më hyn në xhep fare, se c’dokumenta janë më dhe sa vlerë kanë k’to.

Gazetarja –

Duhet të t’hyjë në xhep, se gjykata shprehet, që kjo deklaratë është fallco.

Qytetarja- 

Dosja ime nuk ka as datë, as një fillim as një fund. Është bërë një procedurë dhe ka mungesë date. Mungon vula juaj tek kjo dosje. Urdhëro shikoje!

Kryeprokurori Arben Pasha ka thirrur, Spartakun në zyrë Çoçoli.

Kryeprokurori Arben Pasha- Pse nuk është bërë njoftimi?

Prokuror Spartak Çoçoli-Nuk më vjen si rast njëherë!

Kryeprokurori Arben Pasha-

Është cështja jote, Spartak! Tani ky vendim, kush do ta konstatojë është i ligjshëm, i paligjshëm, nëqoftëse s’bëhet njoftimi? Pse s’është bërë njoftimi?

Prokuror Spartak Çoçoli-

Në dijeninë time…

Prokuror Spartak Çoçoli-

Nuk më vjen si rast njëherë!

Kryeprokurori Arben Pasha

Po!

Prokuror Spartak Çoçoli-

S’ma merr mendja, që mos të jetë bërë njoftimi!

Kryeprokurori Arben Pasha-

Në dijeninë tënde, ti e di shumë mirë, që nuk është bërë njoftimi. Dakord?

Prokuror Spartak Çoçoli-

Po s’e mbaj mend fare si rast!

Kryeprokurori Arben Pasha-

E mban mend shumë mirë rastin!

Kryeprokurori Arben Pasha-

Po ti s’mbanke mend çështjet, që ke mbrojt ti, o? Ndërkohë, që unë kam dhënë urdhër, që edhe një vit pas, të bëhen njoftimet dhe kjo dosja është pa njoftim! Pse është pa njoftim? Kush është arsyeja? Cfarë interesash ka?

Prokuror Spartak Çoçoli-

Ç’interesa ka, mo?

Kryeprokurori Arben Pasha-

Po cfarë ka? Pse s’bëhet njoftimi,kur unë kam dhënë urdhër nuk ka dosje në arkivë, të mos vejë njoftimi tek të dëmtuarit? Ik, se e zgjidh unë më pas me ty!

Kryeprokurori Arben Pasha-

 E dimë shumë mirë që ky veprim është bërë nga neglizhenca dhe e kemi shkelur kështu që njoftimi do bëhet tani. Afati i ankimit fillon nga ky moment. Nga ky moment brenda 5 ditësh ke të drejtën e ankimimit. Të drejtat e tua janë vonuar, por nuk janë mohuar. 

Pas emisionit “Stop” reagoi Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial, duke dalë me një ekspertizë, që fakton shkeljet. Inxhinieri dhe shefi i sektorit, Aleksandër Paci, përmend distancat, lartësinë me tokën,masat e mbikëqyrjes dhe moskualifikimin e të riut, si shkaqet që çuan në incidentin fatal.

Aleksandër Paci:

Nga ana e ekspertit tonë të asaj kohe, zotit Llukan Qarka është bërë një rishikimi i vendit të ngjarjes dhe një analizë e pajisjes së linjës telefonike dhe rrjetit elektrik të linjë 6 kë.

Shkeljet?

Parametrat teknike rezultojnë jo në përputhje me normat teknike, largësia e linjës telefonike nga rrjeti elektrik duhet të ishte 2 metra, faktikisht është 1 metra. Nga pikëpamja e lartësisë mbi tokës linja elektrike është korrekte, por linja telefonike ka një shmangie të saj në drejtim të linjës. Ka kushtëzuar veprimet me shkallë të punëtorit, ai nuk e ka vënë re por e ka prekur me kokë do të thotë se nuk ka qenë procedurë punimi por ngjitjeje. Me një fjalë janë shkelur dy nga rregullat bazë; punimet në afërsi të linjave elektrike dhe gjatë procesit të punimit vendoset mbikëqyrje  dhe e dyta të mos i afrohej më tepër një linje elektrike, distanca duhet të ishte 85 centimetra.

Përgjegjësitë për aksidentin?

Punëdhënësi duhet të kishte vënë një mbikëqyrës për punimet në afërsi të linjës. Personi që është aksidentuar nuk ka qenë një person që ka pasur dëshmi për të punuar në afërsi të linjave elektrike, nuk ka pasur trajnim nga pikëpamja e punëdhënësit.

Por, Prokuroria e Gjirokastrës nuk e ka kërkuar këtë ekspertizë, që do t’ia verë në dispozicion emisioni “Stop”.

Aleksandër Paci: Me sa jam në dijeni unë nuk ka bërë ndonjë kërkesë, materiali që kemi ne është i mjaftueshëm edhe për hetimin penal dhe gjyqësor, janë elementët e mjaftueshëm. Janë fotot, matjet, afërsia e pajisjeve, pozicioni shkallës. Janë të gjithë elementët e duhur. Vështrim dhe gjykimi është punë e tyre, secili e shikon sipas këndvështrimit të vet.

/tvklan.al