Ka ndërruar jetë në spital 66-vjeçari Ndoc Nikaj, i cili kishte mbetur i plagosur në aksidentin që ndodhi tek kryqëzimi i Rrilës në Lezhë nga përplasja e dy mjeteve.

Korrenspondentja e Klan News në Lezhë, Vera Deda, ka mësuar se fatkeqësisht 66-vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga ky aksident mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, B.C. 53 vjeç shoferi i njërës prej makinave dhe pasagjerja V.N. 62 vjeç. /tvklan.al