Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin 19-vjeçar të makinës tip Benz që doli nga rruga dhe përplasi këmbësoren 24-vjeçare.

Aksidenti ndodhi pasditen e së enjtes në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet. Automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përplasur në trotuar një vajzë të re 24 vjeç me iniciale Xh.G. Kjo e fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shkak i aksidentit besohet të ketë qenë shpejtësia e mjetit dhe lagështira në rrugë. /tvklan.al