Aksidenti në tunelin e Krrabës

Posta

Aksidenti në tunelin e Krrabës

15:39 21/10/2019

37-vjeçari, asnjë manovër për të shmangur përplasjen

Ky është momenti i përplasjes fatale së makinës që drejtohej nga Elton Maçolli me një kamion brenda tunelit që lidh Tiranën me Elbasanin.

Në kamerat e sigurisë duket se si makina që drejtohej nga 37-vjeçari, vëllait të deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti godet nga pas kamionin.

Nga hetimet rezulton se viktima po udhëtonte me një shpejtësi mbi 130 km në orë, ndërkohë që mjeti nuk bën asnjë manovër apo frenim për të shmangur përplasjen. Nga goditja e fortë Maçolli humbni jetën në vend pa mundur të marrë ndihmën mjekësore.

Nisur nga këto të dhëna, hetuesit dyshojnë se viktima mund të ketë qenë në gjendje të përgjumur, ose sistemi i frenimit nuk ka funksionuar.

Pakujdesia ose përdorimi i celularit janë të tjera dyshime të ngritura.  

Aksidenti u regjistrua në orën 20 e 19 minuta të së shtunës në krahun e tunelit që të çon në drejtim të Elbasanit. Viktima ishte pilot pranë repartit të Farkës me gradën nënoficer.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT