Këto janë pamjet e një aksidenti të ndodhur ditën e shtunë në Kamëz.

Në video shikohet makina Smart në të cilën brenda saj ishte Deni Doku si dhe shoqja e saj Alida, tentojnë të hyjnë në kthesë nga pjesa e jashtme e rrugës, ndërsa një makinë tip Benz ishte duke dalë nga kthesa.

Për pasojë Smarti është përplasur duke u shkatërruar plotësisht.

Dy vajzat mbetën fillimisht të plagosura por gjendja u përkeqësua për 22-vjeçaren Alida e cila më pas humbi jetën.

Burime nga policia bëjnë me dije se Deni Doka, e cila ishte edhe drejtuese e mjetit Smart, është arrestuar nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërsa qëndron e prangosur në spital dhe e lidhur me pranga në krevat, Deni Doka nëpërmjet rrjeteve sociale shpreh pikëllimin për humbjen e shoqes së saj.

Klan Plus