Në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, shoferi F. N ka humbur kontrollin mbi mjet dhe për pasojë është përplasur me murin mbajtës.

Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, një i mitur me iniciale R. P, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al