Me vendim të Gjykatës së Tiranës është lënë në burg këtë të Shtunë Eldi Allushi, pronari i “BMW-së” që u përplas te diga e liqenit.

Lajmin e konfirmon gazetarja e Klan News Glidona Daci.

Kujtojmë se Allushi u vu në pranga për “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje të autorit të krimit”, lidhur me aksidentin e pazakontë orët e para të mëngjesit të 22 Gushtit. Fillimisht Allushi u dyshua si shoferi i automjetit që përfundoi në digën e liqenit, por pas hetimeve rezultoi se ai drejtues i automjetit ishte shoku i tij Emiliano Nina, i cili është ende në kërkim nga policia.

“Unë nuk kam qenë në drejtimin e makinës mëngjesin e 22 Gushtit. Mjetin ia kam dhënë Emilianos pasi ma kishte kërkuar, por pas ngjarjes nuk më tregoi se çfarë kishte ndodhur. Unë nuk u paraqita në polici pasi kisha frikë dhe nuk doja të shkaktoja probleme për Emilianon”, deklaroi Allushi më herët.

Mbi Emiliano Ninën nga ana tjetër rëndojnë plot 7 akuza./tvklan.al