Në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të mërkurë është diskutuar për sigurinë rrugore në Shqipëri. I ftuar në studio ka qenë dhe Skënder Ismaili, shef i Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, i cili ka folur dhe për një rast konkret, për aksidentin tek Ambasada Italiane.

Ismaili tha se për aksidentin e rëndë në mes të Tiranës, policia ka bërë të gjitha veprimet procedurale dhe nuk e ka fshehur ngjarjen.

Lidhur me ngjarjen përkatëse, në të cilën policia e ka fshehur dhe nuk ka treguar të dhëna. Kjo është në web-in e Policisë, në komunikatën e Policisë së datës 15 Janar.

Nga policia është krijuar grupi hetimor dhe janë bërë veprime procedurale dhe ka pasur një çështje penale. Në momentin e parë kanë qenë dy persona që kanë shkuar persona në spital. Kush do informacione të tjera të shkojnë të marrin informacion

Këtu është një shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, ka qenë i ndaluar nga semafori me të kuqe. Ka qenë me një shpejtësi të madhe dhe ka qenë një shkelësi i përsëritur”, tha Ismaili.

Ndërkohë gazetari Spartak Koka deklaroi se shoferi që kishte shkaktuar aksidentin është shofer problematik, pasi kohët e fundit kishte marrë shumë gjoba.

Ndërkohë drejtori i Drejtorisë të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja tha se i kishte parë të dhënat për këtë shofer dhe konfirmoi që kishte pasur shumë gjoba.

Unë i kam parë vetë të dhënat dhe për këtë person dhe ai kishte shkelje që nuk mund t’i merrje patentën përjetë, por është kontingjent i keq i rrugës”,shtoi Gonxhja./tvklan.al