SHKODËR | Dy janë jetët e humbura në aksidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Shkodër. Ngjarja e rëndë, ku u përfshinë 3 makina, ndodhi rreth orës 08:45 në rrugën e fshatit Omaraj, Malësi e Madhe.

Siç mund të shihet në këto pamje, përplasja ishte tepër e fortë, aq sa një prej automjeteve ka përfunduar jashtë rruge. Një prej personave të përfshirë në këtë aksident gjeti vdekjen e menjëhershme. Pak kohë më pas, numri i viktimave shkoi në dy, pasi një tjetër person humbi jetën në spital, për shkak të plagëve të marra.

Viktimat janë Erglis Delaj, 20 vjeç dhe Serxho Kukaj. Në njoftimin e saj paraprak për mediat, Policia e Shkodrës tha se po punonte për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë./tvklan.al