Të gjithë pasagjerët që kaluan vetëm me lëndime trupore e që më datë 13 Shkurt udhëtonin në linjën Shkup -Gostivar, shumica prej tyre administratorë, do ta kujtojnë si ditën kur 14 bashkëudhëtarë me ta do të humbnin jetën tragjikisht nga aksidenti.

Bejtulla Nuhiu i punësuar në Ministrinë e Ekonomisë mes emocionesh ka përshkruar detajisht momentin e këtij aksidenti.

“Isha në karrigen e tretë ulur, u ngrita në këmbë thashë mos e zuri gjumi shoferin, ose ndodhi diçka. E pashë shoferin, ishte shtrënguar prej bollani. Kërcej tek shoferi që të mbaj drejtimin, por në atë rast e humbi drejtimin…”

“Në fillim kemi filluar t’i nxjerrim personat që kanë thërritur për ndihmë, që kanë qenë në anën poshtë të autobusit dhe me vetura private i kemi shpërndarë në spitale më të afërta”.

/KlanMacedonia