Djali 23 vjeç dhe vajza 16 vjeç ktheheshin nga festa në Velipojë

2 të rinj nga Shkodra humbën tragjikisht jetën pasi makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një mur gjatë orëve të para të së shtunës.

Viktimat e aksidentit të rëndë janë 23-vjeçari Amarildo Preka i cili po e drejtonte mjetin, dhe një 16-vjeçare me iniciale D.P.

Sipas burimeve zyrtare përplasja ndodhi në orën 02:45 minuta në vendin e quajtur “Mbi Sukë” në rrugën Shkodër-Velipojë. Shpejtësia e lartë, kthesa e forte dhe rruga e pandriçuar bëri që automjeti të “fluturojë” përtej rrugës kryesore, duke ecur në mënyrë pakontrolluar për disa metra, deri sa mori u përplas në këtë mur betoni.

Të rinjtë mendohet se po ktheheshin pas një feste nga Velipoja. Pas ekspertizës në vendngjarje, policia ka zhvendosur mjetin ndërsa trupat e dy viktimave janë dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Tv Klan