Njëri humb jetën, tjetri në gjendje të rëndë

19-vjeçari Ollie Barraclough ka humbur jetës pas përplasjes së tmerrshme që pësoi automjeti, me të cilin ai sëbashku me vëllain e tij binjak po udhëtonin. Mjeti i tipit Volkswagen Polo, drejtohej nga vëllai i tij William dhe u përplas me një BMW X1 në North Yorkshire.

Ollie Barraclough

Ollie humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa vëllai i tij është në gjendje kritike për jetën. Max Batey, 18 vjeç ishte një pasagjer tjetër në makinë, që pësoi dëmtime të shumta dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Airedale.

William Barraclough

Drejtuesi i mjetit BMW, ishte një 63-vjeçar dhe sëbashku me të ishte dhe një vajzë shtatë vjeçare. Ata kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Babai i binjakëve tha: Kushdo që ka patur fatin t’i takojë vëllezërit binjakë, do e dijë sa gëzim i kanë sjellë ata botës. Unë i dua shumë të shtrenjtët e mi dhe është e tmerrshme për ne humbja e Oliverit.

Këshilltari i rrethit, Andi Brown tha: Të gjithë kanë mbetur të shkatërruar nga ajo që ndodhi. Zemrat tona u drejtohen familjes dhe miqve të të riut që vdiq dhe të gjithë atyre që ishin të përfshirë./tvklan.al