2 të rinj humbën tragjikisht jetën pasditen e së dielës në Pesaro të Italisë fqinje, ndërsa 5 të tjerë mbetën të plagosur. Në aksidentin e ndodhur në rrugën Adriatica u përfshinë dy automjete.

Viktimat janë shqiptari Juendi Xhani, vetëm 20-vjeç dhe 23-vjeçari Giuseppe Troisi, të cilët gjetën vdekjen e menjëhershme. Bashkë me ta, në makinën Audi A4 që drejtohej nga 23-vjeçari ndodheshin edhe dy vajza të moshës 22 dhe 19 vjeç, të cilat mbetën të plagosura rëndë. Sipas mediave fqinje, vajzat janë me fat që janë gjallë.

Në automjetin tjetër udhëtonte një 71-vjeçar, si dhe dy fëmijë binjakë të moshës 8 vjeç, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti i rëndë ndodhi në një karrexhatë me 4 korsi, përballë Murrina. Nga të dhënat e para Audi me të cilin udhëtonin të rinjtë po parakalonte, kur u përplas ballë për ballë me Hyundai Kona-n që drejtohej nga 71-vjeçari.

“Një tragjedi e madhe. Qyteti është i tronditur. Jemi pranë familjeve të djemeve që humbën jetën”,

tha në një reagim pas ngjarjes së rëndë kryebashkiaku i Pesaro.

/tvklan.al