Një i ri shqiptar 28-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën në Termoli të Italisë. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një aksidenti me makinë para mesnatës të dielën e 19 Korrikut.

Sipas asaj që bëjnë të ditura mediat, shqiptari u përplas nga një makinë tip Volkswagen Tiguan. Mësohet se i riu po kalonte rrugën në këmbë në momentin e ngjarjes.

Përplasja ka qenë aq e fortë saqë shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Shoferi i makinës ka deklaruar përpara policëve se nuk e kishte parë shqiptarin të kalonte.

“Nuk e pashë, kaloi papritmas”, është shprehur ai.

Autoritetet dyshojnë se shkak i ngjarjes mund të jetë bërë pagjumësia e shoferit, por edhe shpejtësia e lartë. Gjithashtu pritet që atij t’i bëhet një test alkooli për të vërtetuar nëse ka qenë apo jo i pirë në timon./tvklan.al