Një fëmijë shqiptar, vetëm 2 muajsh, ka gjetur vdekjen në Pisa të Italisë pas një aksidenti me makinë. Ngjarja ka ndodhur gjatë të dielës, ndërsa mësohet se në aksident u përfshinë tre makina.

Sipas mediave italiane, përplasja nuk ishte e fuqishme, por shkak për vdekjen e vogëlushit u bënë airbag-ët, pasi i shkaktuar plagë të forta në kokë dhe në gjoks.

Fëmija ndodhej në makinë sëbashku me prindërit. Këta të fundit lajmëruan menjëherë ambulancën pasi panë që fëmija kishte pësuar dëmtime të shumta. Fatkeqësisht rreth orës 22:30 të së dielës, vogëlushi shqiptar u nda nga jeta edhe pse mjekët i bënë një ndërhyrje kirurgjikale.

Mësohet se viktima qëndronte në sexholino në sediljen e parë, ndërsa nëna mbrapa pasi po kujdesej për djalin tjetër. Ai kishte lindur më 17 Dhjetor vitit të kaluar./tvklan.al