Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një fshat në Trikala të Greqisë. Viktima, me iniciale L.C. ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Motori me të cilin udhëtonte shqiptari u përplas me një makinë. 40-vjecari humbi jetën menjëherë për shkak se përplasja ishte shumë e fortë.  

Dyshohet se viktima ishte grabitës pasi atij iu gjetën edhe disa mjete pune që dyshohet se ai i përdorte për të vjedhur.

Sipas informacioneve, shqiptari udhëtonte në motor bashkë me një pasagjer tjetër, por ky i fundit ka mundur t’i mbijetojë aksidentit dhe më pas është arratisur./tvklan.al