I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari shprehet Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për aksidentin e rëndë ku humbën jetën 46 qytetarë nga Maqedonia e Veriut. Në reagimin e tij, Kurti shpreh gatishmërinë e Kosovës për të ofruar ndihmë në çdo kapacitet.

I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.

Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shpreh gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”./tvklan.al